Sarri gjobitet nga FA
Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, është gjobitur me 8000 funte nga FA pas sjelljeve të pahijshme.
Sarri ishte përjashtuar nga takimi kundër Burnley, në minutën e 94’, kur skuadra e tij po barazonte 2:2.
Italiani nuk e përmbajti veten dhe shpërtheu me kritikat dhe sjelljet e tij kundrejt gjyqtarëve.
“Maurizio Sarri është gjobitur me 8 mijë pas sjelljeve të këqija dhe ka pranuar gjobën standarde” thuhet në deklaratën e FA, transmeton lajmi.
Pas barazimit 2:2, Chelsea do të futet në takimin tjetër nga pozita e katërt në Premierligë, me vetëm një pikë më shumë sesa Arsenal, dhe tri më shumë sesa Manchester United.