Lajm shumë i mirë për Interin, nuk po largohet ylli i skuadrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm shumë i mirë për Interin, nuk po largohet ylli i skuadrës

19:55 | 29 Maj 2019

Duket se lojtari nuk po largohet nga skuadra e Interit.

Mesfushori kroat kërkohet nga klubet angleze, por ka vendosur të qëndrojë në “Giuseppe Meazza”

Marcelo Brozovic duket se e ka ndërruar mendjen.

Mesfushori kroat dëshiron të mbetet në Inter edhe pse flitej për një largim të tij gjatë verës.

“Marcelo ndihet mjaft mirë, ndihet lojtar i rëndësishëm i Interit. Në Milano ai ndihet si në shtëpi dhe klubi është si familje për të”, është shprehur menaxheri i futbollistit, Miroslav Bicanic.

“Ai nuk e ka lumturinë e plotë pasi nuk ka fituar ende trofe. Por, kualifikimi në Champions League ishte një realizim i një objektivi të rëndësishëm dhe një klub si Interi meriton të fitojë trofe. Brozovic beson se kjo do të ndodhë shpejt”, ka përfunduar menaxheri i futbollistit.

Klubet angleze e kërkojnë qe një kohë nënkampionin e botës dhe Arsenali e Tottenhami do të mbeten të zhgënjyer me vendimin e tij.

Komento: