Juventusi sapo mori lajmin e mirë nga ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez një ditë më parë ishte stërvitur i veçuar, dhe ‘Zonja e Vjetër’ kishte raportuar se 34 vjeçari do t’u nënshtrohet disa testeve mjekësore shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës.
Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se gjendja e Ronaldos është në rregull, dhe lojtari ka stërvitur rregullisht me skuadrën sot.
Ky është një lajm i mirë për Massimiliano Allegrin para derbit me Napolin.
Kujtojmë se Juventusi të dielën udhëton në ‘San Paolo’ për t’u takuar me Napolin, në derbin e javës në Serie A.
Mbetet të shihet nëse Allegri do të rrezikojë me Ronaldon, duke ditur se ndeshja e kthimit kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve po afrohet.