Lajm shumë i mirë për skuadrën e Chelseas

20:40 | 20 Maj 2019

Duket se një lajm mjaftë i mirë ka ardhur për skuadrën e Chelseas.

Sulmuesi francez Olivier Giroud pritet të nënshkruaj kontratë edhe për një vit me Chelsean.

Ish lojtari i Arsenalit nuk është i kënaqur me tretmanin dhe minutazhin që i është dhënë këtë edicion, dhe ka shprehur dëshirë për tu larguar.

Megjithatë Chelsea është dënuar nga FIFA që të mos transferoj asnjë futbollistë në dy afatet e ardhshme kalimtare dhe për këtë arsye ekipi londinez kërkon që ta mbajë.

Komento: