Lajme të këqija nga Kina, në ditën e dytë të hapjes regjistrohen 42 raste të reja, 1 i vdekur

08:46 | 10 Prill 2020

Kina ka kaluar ditën e dytë të hapjes dhe ndërsa virusi ka pasur një përhapje të lehtë.

Sipas autoriteteve në Kinë janë shënuar 42 raste të reja me koronavirus, ku 38 prej tyre janë të importuara dhe vetëm 4 janë nga brenda Kinës.

Gjithashtu është shënuar edhe një vdekje në Ëuhan, të provincës Hubei aty ku është edhe epiqendra e virusit.

Në Kinë numri total i rasteve me koronavirus ka shkuar në 81 mijë e 907 raste, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3 mijë e 336 të vdekur

Komento: