Lajmërohet deputeti ukrainas: Ushtarët në Mariupol “nuk do të dorëzohen”

15:38 | 17 Prill 2022

Deputeti ukrainas: Ushtarët në Mariupol “nuk do të dorëzohen”.

Deputeti ukrainas për Odesa Oleksiy GoncharenkoDeputeti ukrainas për Odesa, Oleksiy Goncharenko ka reaguar pas paralajmërimit të Rusisë për dorëzimin e ushtarëve në Mariupol ku thekson se ato nuk do të dorëzohen.

Në një deklaratë për mediat e huaja ai thekson se të gjithë ushtarët do të luftojnë deri në fund.

“Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, thotë ai.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës.

Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini shtoi se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku.

Ndërkohë nga ana tjetër deputeti Goncharenko ka thënë se situata në Mariupol ishte “një gjenocid i vërtetë” dhe vlerësoi se rreth 100,000 civilë ndodheshin në qytet./abcnews

Komento: