Lajmërohet Gjergj Dedaj, ai po kërkohet nga policia

22:39 | 16 Janar 2022

Gjergj Dedaj, po kërkohet nga Policia.

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të ish-ambasadorit në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj.

Arsyeja është se MPJD ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

Ndërsa Policia po e kërkon kudo në Kosovë ish-ambasadorin Dedaj për t’ia marrë tabelat dhe ID-të diplomatike, ai është lajmëruar nga Brukseli.

Dedaj përmes një foto të publikuar në Faceboook sikur e ka konfirmuar se po qëndron atje, shkruan Reporteri.net. Ndërsa në një postim të bërë dje, Dedaj ka treguar se ka zhvilluar një takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin në Shkup.

Komento: