Lajmërohet Haki Rugova me një përkujtim

19:10 | 27 Tetor 2020

Pas shumë kohësh, lajmërohet Haki Rugova me një përkujtim.

Kryetari i Komunës së Istogut , Haki Rugova është lajmëruar pas shumë ditësh përmes një postimi në Facebook.

Në profilin e tij ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka kujtuar mikun e tij Ukë Bytyqin ku shihen së bashku me të edhe Agim Veliun e që sipas Rugovës ishin shtylla e LDK-së.

“E përkujtoj mikun tim, Ukë Bytyqin e vrarë pabesisht. Në foto Uka, Fadili, që nuk është më me ne, Naseri dhe Agimi, të gjithë kryetarë të Degëve. E kam ndje veten mirë të punoj me këta njerëz si shtylla të LDK-së.

Presidenti Rugova besonte fort në Degët tona”, ka shkruar Rugova.

Komento: