Lajmërohet Khabib, tregon se çfarë do të bëjë në të ardhmen

23:25 | 26 Tetor 2020

Khabib tregon se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Khabib Nurmagomedov mbrojti titullin e tij të UFC në peshat e lehta kundër Gaethe, dhe pastaj tha se ai nuk dëshironte më të luftonte pa babanë e tij, i cili vdiq disa muaj më parë nga koronavirusi.

Ai del në pension si kampion absolut me rekord 29:0 dhe si një nga luftëtarët më të mirë në histori.

Në këtë kohë është e panjohur se çfarë do të bëjë ai pas largimit nga ky sport, përcjell lajmi.net.

Gjegjësisht, ai konfirmoi se në të ardhmen do të jetë trajner dhe do të trajnojë luftëtarë të rinj.

“Ka shumë luftëtarë të rinj të cilëve unë mund t’ua transmetoj njohuritë e mia. Ekipi im do të jetë përsëri në majë, unë do t’ju ndihmoj. Unë do të punoj si trajner në vitet e ardhshme”, tha Khabib.

Komento: