Lajmëroni Policinë nëse shihni këto dy gra, po kërkohen për vjedhje

11:26 | 02 Dhjetor 2025
Lajmëroni Policinë nëse shihni këto dy gra, po kërkohen për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarave në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarat po kërkohen në Gjilan, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Vjedhja”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”.

Komento: