Rifillimi i Serie A? Këto janë lajmet e fundit nga Italia.
Ministri i Sportit në Itali, Vicenzo Spadafora, shpreson që t’i jepet drita e gjelbër rikthimit të Serie A, por pranon se akoma është e pamundur të përcaktosh një datë.
Ekipet profesionale në Itali kanë filluar stërvitjet këtë javë, me shpresën se shumë shpejtë do të vazhdohet sezoni i ndërprerë në Serie A.
Por, gjatë një seance në parlament, Spadafora nuk ka pranuar të jap një datë të saktë për rikthimin e Serie A.
“FIGC ka propozuar një protokoll, të cilin komiteti tekniko-shkencor do ta vlerësojë nesër”, ka deklaruar ministri në fjalë, përcjell lajmi.
“Ne shpresojmë që drita e gjelbër të mund të jepet, edhe nëse futbolli është një sport ku nuk mund të shmangesh kontaktin dhe përdorimi i mjeteve mbrojtëse nuk është parashikuar”.
“Përsërisë rreshtimin tim, i cili gjithashtu është edhe i qeverisë: shpresojmë që sezoni të rifillojë së shpejti, por akoma është e pamundur të përcaktosh një datë”.