Lajmi “bombë” i ditës, Donnarumma te Juventus?

15:34 | 11 Dhjetor 2019

Gjigantët italianë të Serisë A, Juventus janë të gatshëm të përfitojnë nga situata e kontratës së portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe të zhvillojnë bisedime me të.

20-vjeçari është një nga portierët më të vlerësuar në botën e futbollit dhe ka tërhequr interes nga një numër i klubeve me në Itali dhe jashtë saj gjithashtu,përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të fundit, Donnarumma ka refuzuar ofertën e fundit për zgjatjen e kontratës së Milanit dhe Juve po kërkojnë të përfitojnë nga situata duke bërë një transferim në janar./ORAinfo/

Komento: