Lajmi “bombë” i mbrëmjes, ja ku po transferohet Dybala

22:58 | 30 Korrik 2019

Agjenti i yllit të Juventusit, Paulo Dybala është në Angli për të zhvilluar bisedime me Manchester United.

Dybala është lidhur shumë me një transferim te Man Utd dhe Tottenham, me Juventusin që kërkon të ndërrojë argjentinasin me objektivin e Interit, Romelu Lukaku për të cilin nerazzurri nuk kanë arritur të gjejnë ende një marrëveshje,përcjell ORAinfo.

Sky Italia pretendon se agjenti i Dybala është në Angli për të folur rreth lëvizjes së mundshme të klientit të tij në Man United.
Nëse ata arrijnë një marrëveshje, një dritë e gjelbër do t’i jepet një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Lukaku dhe Dybala./ORAinfo/

Komento: