Lajmi “bombë” i mëngjesit, Inter gjen trajnerin e ri

10:29 | 10 Prill 2019

Presidenti i Interit , Steven Zhang, kërkon Antonio Conte në sezonin e ardhshëm të Interit, megjithatë, nuk mungon numri i alternativave.

Mourinho, Pochettino dhe Sarri janë emra që kanë qenë të lidhura me rolin, por favorit i presidentit është ish-trajner i Italisë, përcjell ORAinfo.

La Gazzetta dello Sport shkruan sot për pamjen e re të mundshme të ekipit të Nerazzurrit me Conte në krye.

Nainggolan mbetet, ndryshe nga Icardi dhe Perisic, të cilët zëvendësohen nga Bergwijn (PSV Eindhoven) dhe Dzeko (Roma), Lukaku (Manchester United) ose Zapata (Atalanta).

Në mbrojtje Godin ka ardhur në një transferim të lirë nga Atletico Madrid, por gjuetia ende mbetet për një mesfushor të madh për t’u bashkuar me Brozovic dhe Ninja, Rakitic (Barcelona), Gundogan (Manchester City) ose Eriksen (Tottenham) janë mundësitë./ORAinfo/

Komento: