Lajmi “bombë” i mëngjesit, ylli i madh i thotë “PO” Milanit

08:59 | 29 Korrik 2019

Trajneri i Flamengos, Jorge Jesus ka konfirmuar se mbrojtësi, Leo Duarte do të transferohet te Milani.

Milan ka rënë dakord për një marrëveshje prej 11 milion euro për Duarte, i cili duhet të mbërrijë në Itali në fillim të javës për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Rossonerët, përcjell ORAinfo.

“Unë jam i sigurt se Duarte do të bëhet një lojtar i Milanit, është finalizuar e gjitha.Ai është duke u përgatitur për lëvizjen e tij në Evropë. I uroj atij të gjitha të mirat “, tha Jesusi për Radio Brasil.

23-vjeçari luajti 60 herë për Flamengon, duke shënuar dy gola./ORAinfo/

Komento: