E konfirmon Haradinaj: AAK-ja lidh koalicion me PSD-në.
Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në.
Kështu tha pas takimit kryetari i AAK-së, Ramush Hradinaj.
“Ka dominu tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votu me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha ai.