Lajmi i fundit: Agjencia e Akreditimit bëhet anëtare e asocuar e ENQA-s

22:34 | 03 October 2022

Agjencia e Akreditimit bëhet anëtare e asocuar e ENQA-s.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë anëtare e asocuar e ENQA-s.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi.

“Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme nga e cila do të përfitojnë studentët, të diplomuarit, komuniteti akademik dhe shteti i Kosovës në përgjithësi. Vendimi i sotëm është një garanci kredibile për cilësinë në arsimin e lartë dhe lehtëson procesin e njohjes së diplomave të studentëve dhe të diplomuarve në vendet evropiane. Po ashtu, ky vendim lehtëson procesin e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve me vendet evropiane dhe më gjerë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Një lajm shumë i mirë, Agjencia e Kosovës për Akreditim bëhet anëtare e asocuar e ENQA-s

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se në mbledhjen e 20 shtatorit 2022, Bordi i ENQA-s shqyrtoi aplikacionin tuaj për anëtarësim në ENQA dhe vendosi t’i japë AKA statusin e ‘affiliate’ në ENQA”, shkruan në letrën e drejtoreshës së ENQA, drejtuar drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme nga e cila do të përfitojnë studentët, të diplomuarit, komuniteti akademik dhe shteti i Kosovës në përgjithësi. Vendimi i sotëm është një garanci kredibile për cilësinë në arsimin e lartë dhe lehtëson procesin e njohjes së diplomave të studentëve dhe të diplomuarve në vendet evropiane. Po ashtu, ky vendim lehtëson procesin e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve me vendet evropiane dhe më gjerë.

Me vullnet, politika cilësore e që mundësojnë pavarësi institucionale, me bashkëpunim profesional, hap pas hapi po përmirësojmë dëmet e shkaktuara nga ndërhyrjet partiake të qeverive të kaluara. Tre vite më parë, për shkak të ndërhyrjeve politike të qeverisë PAN, Kosova ishte përjashtuar nga ENQA, tani tri vite pas po ecim para edhe në këtë drejtim.Falenderoj për bashkëpunim, punë profesionale e të palodhur, Agjencinë e Akreditimit, Këshillin Shtetëror të Cilësisë, institucionet qeveritare dhe komunitetin e donatorëve, për këtë të arritur të përbashkët.Me vendimin e sotëm Agjencia e Kosovës për Akreditim është vetëm edhe një hap larg për tu bërë anëtare me të drejta të plota e ENQA.

Komento: