Lajmi i fundit: Aksident fatal, humbin jetën 17 persona

21:32 | 07 Qershor 2019

17 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.

Një autobus ka pësuar aksident të enjten në Dubai, ku kanë mbetur 17 të vdekur, duke përfshirë këtu 12 shtetas të Indisë. Aksidenti ndodhi për shkak se shoferi i autobusit e humbi kontrollin.

Autobusi po udhëtonte në qytetin Rashidiya rreht orës 18:00 të pasdites, duke u përplasur me një shenjë të trafikut e më pas duke humbur kontrollin në autostradën Sheikh Mohammad bin Zayed.

17 persona mbetën të vdekur, dhe tre të tjerë me lëndime të rënda, thonë autoritetet. Viktimat, të përfshirë këtu edhe 12 shtetas të Indisë, u konfirmuan të vdekur me arritjen në spital.

Sipas policisë “ndonjëherë një neglizhim shumë i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha”, raporton Fox Neës.

Kompania e autobusëve Mëasalat, e cila është edhe kompani shtetërore, ka konfirmuar rastin, duke shtuar se policia dhe autoritetet përkatëse janë duke punuar në identifikimin e viktimave.

Sipas tyre, janë identifikuar edhe një qytetar i Irlandës, një i Omanit, dy të Pakistanit dhe 12 të Indisë. Ndërsa dy viktima të tjera kanë mbetur ende të paidentifikuara.

Komento: