Aksident i rëndë në hyrje të Gjakovës, lëndohen tre persona.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Gjakovës, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Komandanti Rajonal i Policisë së Gjakovës, Albin Sahatqija.
Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjakovë – Prizren afër fabrikës ‘Metaliku’. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy makina ndëtrkaq që lëndime kanë pësuar tre persona, dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Sahatqija.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se deri tek aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesi i makinës i cili është në gjendje të rëndë, ka humbur kontrollin e veturës dhe ka dalë në kahun tjetër të rrugës duke goditur mjetin tjetër në lëvizje.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.