Lajmi i fundit: Aksident i rëndë trafiku, ka edhe të lënduar

00:01 | 02 Shtator 2020

Aksident trafiku në rrugën Viti-Gërmovë, dy të lënduar rëndë.

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në të cilin ishte përfshirë një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut.

Zjarrfikësit e komunës së Vitisë kanë publikuar disa foto dhe një video në rrjetet sociale.

Ata kanë njoftuar se në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në rrugën Viti-Gërmovë, janë lënduar rëndë dy persona.

Komento: