Lajmi i fundit: Aksident i rëndë trafiku në rrugën Klinë-Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Aksident i rëndë trafiku në rrugën Klinë-Prishtinë

13:08 | 08 Shkurt 2021

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Klinë-Prishtinë.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Klinë-Prishtinë, saktësisht në pjesën e njohur si Balincë.

Nuk dihet për të lënduar, por që dëmet materiale të pësuara nga ky aksident janë të mëdha, transmeton lajmi net.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale kuptohet se të përfshira në aksident ishin disa automjete.

Gjatë 24 orëve të fundit pati numër të madh të aksidenteve, në mesin e tyre edhe një me fatalitet e që pati ndodhur në Pejë.

Komento: