Lajmi i fundit: Aksident masiv në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, 15 persona të lënduar

10:52 | 28 December 2020

Aksident masiv në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, 15 persona të lënduar dhe 15 automjete të përfshira.

Një aksident zinxhiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, si pasojë e të cilit 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë 15 automjete.

“Me datën 28.12.2020 rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre tre me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona”, njofton policia.

Policia e Kosovës po bën vazhdimisht apel për kujdes në komunikacion, po ashtu kërkohet vëmendje e shtuar për shkak të kushteve të rrugës me rastin e ndryshimit të motit.

Komento: