Aksident me të lënduar në Prishtinë.
Katër persona dyshohet se janë lënduar në një aksident trafiku mbrëmjen e së hënës. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në Veternik, Prishtinë.
Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë nga urgjenca e Spitalit Amerikan në Prishtinë.
Ekipi i emergjencës së këtij spitali ishte nisur për një shërbim tjetër mjekësor, por ndaloi për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Lidhur me rastin, ende nuk ka folur policia.