Lajmi i fundit: Aksident me të lënduar në Prishtinë

20:47 | 27 Shtator 2021

Aksident me të lënduar në Prishtinë.

Katër persona dyshohet se janë lënduar në një aksident trafiku mbrëmjen e së hënës. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në Veternik, Prishtinë.

Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë nga urgjenca e Spitalit Amerikan në Prishtinë.

Ekipi i emergjencës së këtij spitali ishte nisur për një shërbim tjetër mjekësor, por ndaloi për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Lidhur me rastin, ende nuk ka folur policia.

Komento: