Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre të lënduar.
Tre persona janë lënduar gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Dollc.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:40, ku dy vetura ishin përfshirë në aksident.
Lajmi për reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se persona e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor si dhe gjendje e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
“Në ora 14:40 policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshati Dollc. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin Rajonal të Pejës dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.