Lajmi i fundit: Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një grua e lënduar rëndë

16:14 | 16 September 2020

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një grua e lënduar rëndë.

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.

Si pasojë e këtij aksidenti një grua raportohet se është lënduar rëndë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti transportues (kamioni) dhe një veture. Bazuar në të dhënat fillestare një person i gjinisë femërore është e lënduar rëndë. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”.

Komento: