Aksident trafiku në Skenderaj, lëndohen dy persona.
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Qubrel të Skenderajt, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se në aksident është përfshirë një automjet, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:00, në rrugë rajonale Mitrovicë-Pejë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Qubrel të Skenderajt. Në aksident është përfshirë një automjet, si pasoj e humbjes se kontrollit ndaj automjetit automjeti del jasht rrugës, për pasojë drejtuesi dhe pasagjeri kan pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.