Lajmi i fundit: Aksidentohet autobusi, humbin jetën shumë persona

22:57 | 17 April 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Portugali.

Të paktën 28 persona kanë mbetur pa shenja jete në ishullin Madeira të Portugalisë gjatë një aksident në të cilin është përfshirë autobusi, raporton agjencia e lajmeve portugeze Lusa.

Një numër i konsiderueshëm i viktimave të aksidentit, që ndodhi në ishullin Madeira, janë turistë gjermanë të cilët po kalonin pushimet, raportojnë mediat lokale.

Nga personat që humbën jetën, janë 11 burra dhe 17 gra.

22 raportohet se kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa numri i atyre që humbën jetën pritet që të rritet.

Madeira ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Portugalisë, dhe është destinacion turisitik, për më shumë se një milionë vizitorë në vit.

Komento: