Lajmi i fundit: Aksion në Brezovicë, pritet sekuestrimi i villave

10:50 | 11 October 2022

Aksion në Brezovicë, pritet sekuestrimi i villave.

Aksioni “Brezovica” është duke vazhduar edhe sot, ka konfirmuar për Gazetën Express prokurori i rastit Rasim Maloku.

Në këtë aksion pritet të identifikohen dhe sekuestrohen villa në Brezovicë.

Raportohet për të paktën dy villa të sekuestruara.

Aksioni “Brezovica” ka nisur në dhjetor të vitit 2021, në njërin nga këto aksione ishte arrestuar edhe ish-kryetarit të Shtërpcës Bratisllav Nikoliq. Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Nikoliq dyshohej se kishte pranuar ryshfet dhe dhurata me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në vikend-zonën e Brezovicës.

Numri i personave të arrestuar në aksionet e ndara në rastin “Brezovica” ka shkuar në dhjetëra të arrestuar si dhe janë sekuestruar gjëra me vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Komento: