LAJMI I FUNDIT: Antonio Conte transferohet në Inter – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Antonio Conte transferohet në Inter

18:08 | 29 Maj 2019

Antonio Conte do ta marrë drejtimin e Interit nga sezoni i ardhshëm.

Në një foto që po qarkullon në internet shihet Conte duke punuar me ekipin mediatik të Interit (duke i bërë fotot para zyrtarizimit).

Conte do të jetë menaxher i ardhshëm i Interit dhe të dyja palët tashmë kanë arritur një marrëveshje. Ai do të shpallet si shefi javën e ardhshme dhe do të mbaj konferencë për media një ditë më vonë.

Por duket sikur njoftimi mund të vijë më shpejt se sa pritej, pasi Conte u pa me ekipin e medias të klubit në një foto që ka shkuar viralisht në Instagram dhe në media të tjera shoqërore.

Thuhet se është një takim me njerëz që punojnë në Inter TV për t’i bërë intervistat dhe fotot para zyrtarizimit. /ORAinfo/

Komento: