LAJMI I FUNDIT: Armand ​Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Armand ​Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

13:57 | 07 Shkurt 2019

Fubolli shqiptar ka marrë një lajm të mirë sot.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për një mandat katër vjeçar.

Sot, në Romë, u mbajt Kongresi i 43-të i UEFA-s dhe ndër të nominuarit për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s ishte edhe Duka, shkruan Express.

Duka arriti të bëhet shqiptari i parë që merr një pozitë kaq të lartë qeverisëse në kuadër të këtij organi qeverisës të futbollit evropian. Ai e fitoi këtë pozitë, pasi i mori plot 36 vota nga 55 të mundshme.

Duka e fillon mandatin e tij katërvjeçar menjëherë dhe e vazhdon deri në Kongresin e ardhshëm. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e menaxhon këtë organ, dhe disa nga përgjegjësitë që Duka do t’i ketë në rolin e tij të ri janë:

Kontrollimi i përgjithshëm i UEFA-s dhe lëshimi i udhëzimeve të nevojshme

Përcaktimi i strukturës organizative

Mbikëqyrja e transaksioneve financiare

Emërimi i pesë anëtarëve në Komitetin për Qeverisje dhe Pajtim në UEFA, si dhe lëshimi i udhëzimeve për punën e tyre

Emërimi i sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit , sipas propozimit të presidentit të UEFA-s

Komento: