Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Chelseat, Aubameyang rikthehet në Londër
Më në fund pas shumë diskutimesh është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe Chelseat për Pierre Emerick Aubameyang.
Dy skuadrat e mëdha evropiane kanë gjetur gjuhë të përbashkët për shumën e transferimit të sulmuesit gabonez në Londër.
Chelsea do të paguaj 14 milionë euro në arkat e Barcelonës si dhe në Camp Nou do të transferohet mbrojtësi i majtë Marcos Alonso.
Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Chelsea dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje në parim për Pierre Emerick Aubameyang. Tarifa prej 14 milionë euro, plus Marcos Alonso i përfshirë në marrëveshje. Tani detajet po finalizohen”.
“Aubameyang pritet të fluturojë për në Londër në orët e ardhshme për të finalizuar transferimin”, ka shkruar Romano.
Kësisoj Auba do të rikthehet në Londër, ku më parë veshi fanellën e Arsenalit.