LAJMI I FUNDIT: Biden telefonon Putinin

17:35 | 12 February 2022

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë po vijnë e shtohen.

Presidenti amerikan Joe Biden ka filluar telefonatën e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Kështu kanë raportuar nga Shtëpia e Bardhë, shkruan lajmi.net. Telefonata vjen pas një jave me angazhim diplomatik për menjanimin e konfliktit në Ukrainë, derisa Rusia vazhdon të pozicionojë trupat afër kufirit me Ukrainën.

SHBA kanë tërhequr forcat nga Ukraina dhe kanë urdhëruar evakuimin e shumicës së stafit diplomatik të shtunën.

Komento: