Lajmi i fundit: Bllokohen komplet ambasadat e Kosovës, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Bllokohen komplet ambasadat e Kosovës, kjo është arsyeja

19:58 | 07 Dhjetor 2018

Duket se ka ndodhur një gjë mjaftë shqetësuese për ambasadat e Kosovës.

Burime të Gazetës Express kanë treguar në orët e mbrëmjes se përfaqësuesit diplomatik të Kosovës, në kryeqendrat botërore, nuk po munden t’u qasen e-mailave zyrtar. Ky sulm ka filluar para 24 orëve dhe po vazhdon.

Kosova po përballet me sulmin më të madh kibernetik në historinë e internetit. Sulmi i fuqishëm kibernetik që vjen nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia ka prekur edhe ambasadat e Kosovës.

Gazeta Express merr vesh se përfaqësuesit diplomatik të Kosovës e kanë të pamundur qasjen në emailet zyrtare.

Sulmi që po vazhdon prej 24 orësh është konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Është e vërtetë që në 24 orët e fundit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera të RKS kanë qenë të njoftuara për një sulm kibernetik dhe është thënë përmes komunikimit zyrtarë nga Agjencia e Shoqërisë Informative është bërë e ditur se target ka qenë ministria e Punëve të Jashmte, repsketivisht përfaqësuesit diplomatikë të RKS, komunikimi me ta ose përmes tyre”, ka treguar Fatmir Haxholli, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me sulmin.

Komento: