Lajmi i fundit: Burri 33-vjeçar vret gruan shtatzënë dhe fëmijën 5-vjeçar

17:39 | 04 December 2022

Burri 33-vjeçar vret gruan shtatzënë dhe fëmijën 5-vjeçar.

Një burrë 33-vjeçar ka vrarë gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe fëmijën e saj 5-vjeçar në Werkplaatsstraat të Belgjikës.

Pas aktit të rëndë, burri është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer aktin, ka bërë të ditur rrjeti rtl, shkruan ennewsicon, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk mund të flasim ende për shkaqet e vdekjes. Mund të themi se kjo është një grua shtatzënë dhe fëmija i saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens, përcjell Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se burri me origjinë turke, gjatë aktit të rëndë ishte nën ndikimin e drogës dhe kanabisit, ku sipas avokatit të tij, Dirk De Maerschalck, autori i ngjarjes tash është në shok.

“Klienti im deklaroi se ishte nën ndikimin e kanabisit dhe kokainës. Ai është në shok dhe tani e ka kuptuar dramën që ka ndodhur në banesë. Ai nuk e kuptonte fare se çfarë po bënte”, është shprehur ai, shkruan nieuwsblad, transmeton Klankosova.tv.

Gruaja e tij ishte shtatzënë në muajin e gjashtë, dhe sipas banorëve vendas, ata kanë pasur përleshje të rregullta, ku një herë janë ndarë dhe më pas janë bashkuar sërish në gjashtë muajt e fundit.

Komento: