LAJMI I FUNDIT: Conte i thotë ‘JO’ gjigantit nga Serie A

11:14 | 07 Maj 2019

Roma ka marrë një lajm të keq para përfundimit të këtij sezoni i cili nuk ishte edhe aq i mirë për klubin nga kryeqyteti italian.

Ish-shefi i Chelsea, Antonio Conte, ka refuzuar ofertën nga Roma. Kjo ka ndodhur përpara ndeshjes së Romës në Serie A kundër Genoa të dielën.

Gazzetta dello Sport raporton se të dielën ka pasur një takim mes përfaqësuesve të Antonio Contes dhe drejtuesve të Romës, por oferta e Romës është refuzuar nga pala e trajnerit italian, përcjell ORAinfo.

Ky është një lajm i i mirë për Milanin dhe Interin, të cilët kanë qenë shumë të lidhur me Conte.

Mbetet të shihet se cili klub do të arrijë të bind Conten për t’iu bashkuar nga sezoni i ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: