LAJMI I FUNDIT: Cristiano Ronaldo shfaqet në Madrid – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

LAJMI I FUNDIT: Cristiano Ronaldo shfaqet në Madrid

17:43 | 18 Mars 2019

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo u kthye sot në Madrid. Jo për ta vizituar ish-klubin, por për të nisur një klinikë të flokëve në qytet.

Ai kthimin e tij në Madrid e ka bërë publik përmes një postimi në Instagram.

“Është zyrtarisht fillimi i një projekti të ri, @insparya është një projekt unik dhe ne besojmë se do të jetë shumë e suksesshme!”, e ka përshkuar foton Ronaldo.

Ronaldo kaloi nëntë vjet karrierë në Madrid para se të arrinte në Juventus verën e kaluar për një tarifë prej 100 milionë eurosh, përcjell ORAinfo.

Të Juventus, Ronaldo po vazhdon me paraqitjet e tij spektakulare, ndërsa ndër me të mirat ishte paraqitja e tij në ndeshjen kthyese kundër Atleticio Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku shënoi tri gola për ta eliminuar nga gara ekipin e Diego Simeones.

Ronaldo paraqitje të jashtëzakonshme ka edhe në Serie A, ku pothuajse në çdo ndeshje shënon gola. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!