LAJMI I FUNDIT: Dalin pagat e shërbyesëve civil në Kosovë

15:06 | 01 Tetor 2024
lajmi-i-fundit:-dalin-pagat-e-sherbyeseve-civil-ne-kosove

Para pak çastesh janë transferuar pagat e muajit shtator për shërbyesit civil në Kosovë, raporton portali Front Online.

Ministria e Financave ka dështuar t’i paguaj pagat e punëtorëve shtetëror në ditën e fundit të muajit shtator për shkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Mosekzekutimi i pagave shkaktoi reagime të shumta nga opozita, të cilët e cilësuan qeverinë si të papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj mijëra punëtorëve të këtij sektori.

Për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në mosekzekutimi në kohë i pagave ka shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi ia dalin muajit.

/Front Online/

Komento: