Kanë dalur rezultatet e lojtarëve të Interi për COVID-19.
Skuadra nga San Siro ka kryer testet për koronavirus për skuadrën e parë, dhe të gjithë kanë dalë negativ.
Inter përmes një komunikate ka bërë të ditur se të gjithë lojtarët janë negativ, dhe se nga pasditja do të nisin stërvitjet.
“Inter raporton se të gjitha testet mjekësore të ekipit të parë kanë qenë negative. Stërvitjet individuale do të fillojnë nga pasditja e sotme”, thuhet në kumtesë.
“Klubi mban vëmendjen më të madhe në kriteret parandaluese për shëndetin e lojtarëve dhe të gjithë anëtarëve të klubit, në përputhje me të gjitha udhëzimet qeveritare dhe mbrojtjen e shëndetit publik”.