Lajmi i fundit: Dalin rezultatet mjekësore për Hernandezin

17:58 | 24 Korrik 2019

Dalin testet e para mjekësore të Theo Hernandez.

Milani u përball me Bayernin e Munichut në miqësoren e International Champions Cup, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultatin 0-1 për Bavarezët.

Përforcimi i ri i Milanit Theo Hernandez u detyrua ta braktis ndeshjen për shkak të një lëndimi në gjurin e tij.

Këtë mëngjes Hernandez është dërguar menjëherë për teste mjekësore dhe për fat të mirë është konstatuar se nuk ka frakturë.

Hernandez pritet të mungojë për ndeshjen miqësore me Benfikën.

Komento: