
Ka dështuar transferimi i Taison te Milan.
Mediat pretendojnë se marrëveshja për të marrë anësorin e Shakhtar Donetsk, Taison në Milano nuk është realizuar.

Milano kishte punuar për ta sjellë Taison në ditën e afatit të transferimit, përkundër insistimit të Shakhtar për ta shitur vetëm për klauzolën e tij të lirimit prej 30 milion €, përcjell ORAinfo.
Sidoqoftë, Milan News dhe Gazzetta dello Sport tani raportojnë se negociatat përfunduan me refuzim.
Gazzetta shkon në më shumë detaje, duke sqaruar se Milani refuzoi të paguante aq shumë për një lojtar që është 31 vjeç.
Kuqezinjtë janë të sigurtë se do të marrin së paku një sulmues sot pasi Ante Rebic është në proces të finalizimit të huasë së tij dy vjeçare me mundësi për të blerë nga Eintracht Frankfurt./ORAinfo/