Dy deputetë të dyshuar për koronavirus, dalin rezultatet e analizave.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot nëntë raste të reja të prekur nga COVID 19, duke shkuar në 51 numri total në vendin tonë.
Dyshohet se të prekur nga koronavirusi janë dhe dy deputetë të cilët pasi kanë kryer testin, kanë rezultuar negativë.
Konkretisht bëhet fjalë për ish-deputetin F.M. dhe deputeten K.S..
Mësohet se bashkëshorti i kësaj të fundit, është mjek pranë spitalit të Durrësit nga ku u dyshua se mund të ishte marrë dhe virusi.
Ndërkohë, në listën e konfirmuar janë 6 mjekë të infektuar të cilët u kanë shërbyer pacientëve në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.