Lajmi i fundit: Dy persona gjuhen me armë në Prishtinë

19:27 | 25 Gusht 2021

Dy persona gjuhen me armë në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë gjuajtur me armë zjarri rreth orës 18:00 në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënsja e Policisisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orë 18:15 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përderisa policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve”, tha Ahmeti.

Komento: