Lajmi i fundit: Dy tërmete brenda gjashtë minutash kanë ndodhur në Turqi

22:28 | 03 Maj 2023

Dy tërmete brenda gjashtë minutash kanë ndodhur në Turqi.

I pari me magnitudë 5 ballë është ndier në Goksun, distrikt në Kahramanmaras. Kurse, tjetri 4.1 ballë ndodhi menjëherë 6 minuta pas.

Megjithëse nuk janë ndier shumë dridhjet, banorët janë alarmuar për shkak të tmerrit që kanë përjetuar në shkurt kur dy tërmete të fuqishme shkatërruan zona të tëra.

Më 6 shkurt, tërmeti 7.8 ballë goditi Turqinë me epiqendër Kahramanmarasin. Mijëra njerëz vdiqën në 10 zona të prekura dhe në Sirinë ku tërmetet patën ndikim. Qytete të tëra janë shkatërruar e janë kthyer në të pabanueshme me mijëra njerëz të detyruar të largoheshin për t’u strehuar diku tjetër.

Komento: