LAJMI I FUNDIT: Dy tërmete godasin Kosovën, kjo ishte shkalla e rihterit

17:57 | 15 Janar 2020

Lëkundje të tokës janë ndjerë sot në Kosovë.

Dy tërmete kanë goditur Prishtinën para rreth 10 minutash.

Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Regjistrimin e Tërmeteve, shkalla e rihterit të njërit prej tyre ishte 4.3 shkallë.

Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit është në veri të Kosovës, në Zubin Potok.

Lëkundje më të mëdha janë ndjerë në rajonin e Mitrovicës por edhe në rrafshin e Kosovës.

Tërmet ka pasur edhe në Tiranë brenda këtyre minutave.

Komento: