Shqipëria është goditur nga dy tërmete të fuqishme.
Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë shkundur këtë mbrëmje Tiranën.
Lëkundjet janë ndier të forta dhe kanë ardhur në mënyrë të njëpasnjëshme në pak sekonda.
Lëkundjet kanë zgjatur.
Ky është tërmeti i disatë që ka rënë ditët e fundit.
Kujtojmë se dy ditë më parë në Shqipëri ranë një sërë tërmetesh në orët e mbrëmjes.
Muaj më parë, Shqipëria u godit nga tërmete të fuqishmë, ku humbën jetën një numër i madh i njerëzve.