Lajmi i fundit: Edhe ky vend i Kosovës futet në karantinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Edhe ky vend i Kosovës futet në karantinë

21:01 | 17 Prill 2020

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se është marrë vendim që Lagja mbrapa stadionit në këtë qytet të futet në karantin.

“Jemi të detyruar në mbrojtje të shëndetit publik duke u referuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe në konsultim me Ministrin e Shëndetësisë është marrë Vendim nga Ministri i Shëndetësisë që Lagjja mrapa stadionit në Lipjan të futet në karantinë”.

“Ne jemi të vetëdishëm për nevojat që mund të kenë qytetarët e kësaj lagje dhe ju kërkojmë vetë përmbajtje duke i siguruar që ekipet tona emergjente do jenë afër tyre për çdo nevojë”.

“Ne kemi përcaktuar ekipet mobile që do të jenë çdo ditë në çdo kohë për tu dal në ndihmë secilës familje që ka nevojë në këtë lagje”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Komento: