Lajmi i fundit: Eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës

13:41 | 05 November 2022

Eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës heqin uniformat pas vendimit për dalje nga institucionet.

Pas vendimit për të dalë nga insitucionet e Republikës së Kosovës, eprorët që punojnë në Policinë e Kosovës e që kanë qenë të pranishëm në këtë takim kanë zhveshur menjëherë uniformat e tyre.

Ky vendim është kumtuar nga kreu i “Srpskas” Goran Rakiq.

Në këtë takim, u tha se ky vendim vlen deri në një njoftim, siç e quajtën ata, të arsyeshëm të Prishtinës për të respektuar marrëveshjet e Brukselit.

Komento: