Lajmi i fundit: Gjenden 19 trupa pa shenja jete, të futur në qese plastike

10:19 | 17 March 2019

Një ngjarje mjaftë tronditëse ka ndodhur në Meksikë.

Autoritetet meksikane kanë zbuluar mbetjet e 19 trupave të njerëzve brenda qeseve plastike në një kanal të ujërave të zeza.

Çantat me trupat e therur u gjetën të enjten në një kanal në Ixtlahuacán de los Membrillos, një qytet në lindje të Guadalajara, Meksikë, transmeton oraneës.

Në çanta ndodheshin trupat e 18 burrave dhe të një gruaje.

Policia raportoi se dhjetë prej viktimave janë identifikuar, përfshirë një me dosje penale.

Gjithashtu nuk përjashtuan mundësinë se në zonë ndodhen edhe trupa të tjerë.

Ndërsa nuk dihet nëse të gjitha viktimat janë të përfshirë në aktivitete kriminale.

Komento: