Lajmi i fundit: Gjendet i pa shenja jete në veturë funksionari i kësaj komune

13:09 | 26 July 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Tetovë.

Para pak çastesh në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i pa shenja jete personi me inicialet F.T i datëlindjes 1962.

Personi i pajetë është gjetur i pajetë në veturën e tij nga i biri i cili menjëherë më pas ka lajmëruar policinë.

Personi i privuar nga jeta ka qenë ish-shoferi i Hazbi Likës dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës.

Në xhamin e makinës së tij është gjetur edhe një vrimë e shkaktuar nga mjeti i zjarrit, por nuk dihet ende se me ҫka kemi të bëjmë, shkruan Pacensur.

Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës.

Komento: